Report TV - Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestron pasuritë e Frrokut

Report TV 2016-09-20

Views 0

Nuk justifikoi burimin e pasurisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda sekustron pronat e ish-deputetit Kristian Demokrat, Mark Frroku.

Pasuritë e paluajtshme të ish-deputetit Frroku që sot gjykohet dhe për akuzën e vrasjes janë 7 apartamente, dy dyqane, dy garazhde dhe një tokë arë me sipërfaqe 6000 m2. Pronat e sekuestruara ish deputeti Frroku janë të shtrira në disa qytete si 2 apartamente në Orikum, 3 apartamente në Lezhë dhe 4 në Tiranë.

Në Lezhë janë dhe dy bodrumet e sekuestruara dhe toka me sipërfaqe prej 6000 m2.

Mark Frroku aktualisht është në gjykim për veprat penale të ?Vrasjes me paramendim?, ?Fshehjes së pasurisë??, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Ndërtimit të paligjshëm?.

Frroku po gjykohet në Shqipëri për akuzat se, në bashkëpunim, ka vrarë një shtetas shqiptar në Belgjikë, në vitin 1999. Sipas hetimit të autoriteteve belge, të cilat përcollën aktet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Frroku dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vrarë një bashkëkombasin e tyre, pas konflikteve për trafikun e prostitucionit.

Po ashtu, i pandehuri rezulton gjithashtu se është i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani.

Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror ndaj të pandehurit Frroku. Në vijim të këtij hetimi, ka rezultuar se Mark Frroku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar pasurinë. Nga ekspertiza kontabël ka rezultuar se i pandehuri Frroku nuk justifikonte me burime të ligjshme një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij. Nisur nga e shkuara e tij kriminale, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit.

Për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda evidentoi asetet e paluajtshme në emër të tij dhe kërkoi sekuestrimin e tyre. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila urdhëroi sekuestrimin e pasurive.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS