Report TV - Hapen 473 vende të reja pune në shtet, ja pozicionet

Report TV 2016-09-20

Views 5

Qeveria ?Rama? hap dyert e administratës për 473 të interesuar, për t?u punësuar dhe kryer praktikën në entet publike. Gjatë muajve të mbetur të vitit 2016, në piramidën e administratës publike, do të punësohen si dhe do të kryejnë praktikën 473 veta.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar dje në Fletoren Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi. Në vendimin nr. 23, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave, parashikohej që numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme për vitin 2016 në njësitë e qeverisjes qendrore ishte 1 723 veta. Vendimi i fundit, parashikon që ky numër të shkojë në 2 196 veta. ?Numri i punonjësve dhe i praktikantëve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet ?... 2 196 veta ...?.

Në lidhjen nr. 1, të përmendur në pikën 1, të vendimit, në ndarjet ?Gr. 4 Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes?, ?Gr. 10 Ministria e Financave? dhe ?Gr. 25 Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë?, shtohen nënndarjet sipas tabelës nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij dhe përballohen nga buxheti i miratuar për institucionet e përmendura në këtë vendim?, thuhet në vendim. Nuk përfshihen në këtë vendim punonjësit, të cilët merren me anketime të ndryshme të Institutit të Statistikave, instruktorët e qendrave të formimit profesional, si dhe mësuesit në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe atë profesional. Ndërkaq, për punonjësit e Shtëpisë së Pushimit Durrës (të MPB-së), Shtëpisë së Pushimit të SHISH-it dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit.

Share This Video


Download

  
Report form