http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas ngjarjes në burgun e Shënkolit ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyrë të parandalonin këtë ngjarje. Përmes një njoftimi për shtyp ministri Manjani, thekson se ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari është përgjegjësi e administratës së burgjeve. Manjani ka urdhëruar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elemente të sigurisë në burgje dhe njëkohësisht ka urdhëruar drejtorinë e policisë të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë. Ngjarja e të shtunës u mbyll me pasoja te renda. Si pasoje e zjarrit, i burgosuri Flamur Sula humbi jetën për shkak të asfiksisë, ndërsa disa të tjerë u lënduan. Prokuroria ende nuk ka sqaruar plotësisht shkaqet e rënies se zjarrit.