Report TV - Bien të ardhurat e ndërmarrjeve publike vetëm 100 mijë USD fitime në 5 muaj

Report TV 2016-09-20

Views 2

Për 5 muajt e parë të vitit, ndërmarrjet shtetërore kanë derdhur në arkën e shtetit një fitim prej vetëm 12 milionë lekësh, rreth 100 mijë dollarë. Enti Rregullator i ujit ka derdhur në arkën e shtetit 9 milionë lekë fitime, Qendra Tregtare për zhvillim 2 milionë lekë, ndërsa Ministria e Ekonomisë 1 milionë lekë.

Nuk kanë derdhur ende asnjë fitim Fabrika e Pijeve Freskuese, Zyra Qendore e Regjistrimit te Pasurise, Shkolla e Magjistratures apo Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompanitë apo institucionet shtetërore kishin derdhur 450 milionë lekë fitime, rreth 4 herë më shumë. Në vitin 2014, totali i dividentit arrinte në 504 milionë lekë.

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se 2016-ta ëshë një prej viteve me arkëtimet më të ulëta nga kompanitë në pronesi të shtetit për 6 vitet e fundit. Është 2014-a viti në të cilin ndërmarrjet në pronësi shtetërore kanë derdhur më shumë fitime nga dividenti, me një total prej 1.4 miliardë lekësh, afërisht 12 milionë dollarë.

Në vitin 2013 këto fitime ishin 943 milionë lekë, afërisht 9 milionë dollarë. Viti me arkëtimet më të ulëta është 2012-a, kur institucionet dhe kompanitë me kapital shtetëror kanë dershur vetëm 425 milionë lekë, diccka më pak se 4 milionë dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form