Report TV - Flet babai i 25-vjeçarit që vdiq në burgun e Lezhës: Djalin e vranë

Report TV 2016-09-20

Views 1

Dy ditë pas vdekjes së 25 vjeçarit Flamur Sulaj nga Miloti, në qelinë e burgut të Shënkollit i përfshirë nga flakët, flasin familjarët e tij.

Babai i viktimës, Nuredin Sulaj në një intervistë për Report Tv thotë se djali i tij është vrarë qëllimisht.

Teksa familja ka hapur dyert e mortit prej ditës së djeshme, ai mohon që 25 vjeçari të ketë pasur probleme mendore, siç janë shprehur burime pranë burgut të Lezhës, ndërsa i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të zbardhin ngjarjen, pasi siç thotë ai, në mungesë të drejtësisë nga shtetit shqiptar, do t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

"Djali im është vrarë qëllimisht, nuk ka patur probleme mendore siç pretendojnë. I kërkoj shtetit që të zbardhë ngjarjen, pasi djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Unë do e kërkoj të drejtën deri në Strasburg", u shpreh Nuredini.

Edhe vëllai i Flamurit, Agron Sula kërkon zbardhjen e ngjarjes pasi siç shprehet ai ajo që ndodhi brenda burgut është një ngjarje shokuese dhe mjaft e rëndë.

Flamur Sulaj, 25 vjeç, nga Miloti, humbi jetën në burgun e Shënkollit si pasojë e flakëve që përfshinë qelinë e tij. Ai u gjet i asfiksuar në banjon e dhomës. Institucionet përgjegjëse ende nuk kanë një version përfundimtar së kësaj ngjarje të rëndë e cila gati përfundoi në kufijtë e një tragjedie.

Dyshimet janë për një sherr mes të burgosurve, ndërsa nuk përjashtohen as problemet e shëndetit mendor të 25 vjeçarit. Të plagosur mbetën dhe 9 të burgosur.

Share This Video


Download

  
Report form