Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka theksuar edhe njëherë se urdhri e përcakton qartë se kategorikisht nuk lejohet lëvizja e kafshëve nga një ambient në tjetrin. ??Kafshët duhet të qëndrojnë aty ku janë në respekt të urdhrit të ministrit që ndalon lëvizjen e kafshëve. Kjo është një strategji e ndërmarrë nga ne së bashku me ministrat evropianë??, u shpreh ai duke theksuar edhe njëherë rrezikun që mund të sjellë dermatoza nodulare.
''Kemi të bëjmë më tendenca për të shkelur urdhrin por të gjitha automjetet që transportojnë këto kafshë do të penalizohen për dëmin që do mund të shkaktojnë. Mishi me origjinën e kafshëve ndodhet në tregje, por duhen ndalur abuzuesit??, është shprehur Panariti.
Ndërkohë eksperti i BE Robert J Connor ka sqaruar se masat e ndërmarra në Shqipëri janë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe ka theksuar se fermerët duhet të zbatojnë me përpikëri atë që është urdhëruar. ??Fillimisht dua atë them që jam i lumtur që zoti ministër e sqaroi qartë rrezikun që vjen nga kjo sëmundje. Shqipëria tani është përballë një sfide të madhe. Masat që janë marrë janë në përputhje të plote më standardet ndërkombëtare.