Ora News - PD: “Droga e Ramës në çdo rrethinë të vendlindjes së Ministrit të tij të Brendshëm”

Ora News Lajme 2016-09-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Partia Demokratike denoncoi sot lulëzimin e biznesit kriminal të drogës në rrethinat e Tepelënës.
Sipas PD, plantacionet me hashash në zonat e Tepelenës, kryesisht në Gusmar që është vendlindja e Saimir Tahirit dhe shumë drejtuesve të policisë, drejtohet nga kryeministri Rama përmes Ministrit të Brendshëm.
?Mjafton një udhëtim 20 minuta larg aksit kombëtar në rrethinat e Tepelenës për të parë se si lulëzon biznesi kriminal i drogës që drejtohet nga Edi Rama, përmes të licensuarit të tij Saimir Tahiri. Tregojnë realitetin e kanabizimit të vendit, një realitet dramatik për Shqipërinë, që Edi Rama mundohet ta mohojë. Në fillim, garda e parë e kanabisit janë postoblloqet e policisë, më pas kalon 2 ose 3 postoblloqe me banditë të armatosur deri në fyt, që qëndrojnë në makina superluksoze? thuhet në deklaratën e PD-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-paralajmeron-fakte-tronditese-per-biznesin-e-droges/

Share This Video


Download

  
Report form