Ora News - Salianji: Kultivuesit e kanabisit në Tepelenë shfrytëzojnë dhe dhunojnë banorët

Ora News Lajme 2016-09-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike Ervin Salianji ka treguar në studion e lajmeve të Ora News prapaskenat siç i cilëson ai, të kultivimit të lëndëve narkotike dhe lidhjeve të pretenduara të trafikantëve me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit.
Salianji: Puna e Policisë së Shtetit, e ministrit të Brendshëm dhe e kryeministrit sepse fijet janë deri tek Rama, gjatë kësaj periudhe ka qenë marrja e 30% e çdo rrënjë kanabis të mbjellë.
Duke ju referuar denoncimit me video të plantacioneve me kanabis sativa në Tepelenë, Salianji tha se shfrytëzimi i banorëve të zonës në këtë aktivitet të paligjshëm ky është shndërruar në skllavëri të kohëve moderne.
Salianji: Të gjithë ata qytetarë që janë aty, janë në mjerim, shfrytëzohen, dhunohen dhe preken me dorë, pasi janë njerëz me armë në korrik. Është komplet skllavëri moderne me inspirim nga ministri i Brendshëm.
Duke ju përgjigjur policisë së shtetit, e cila në një reagim pas videos denoncuese tha se PD bën politikë me punën e policisë, Salianji tha se ky nuk është qëllimi i tyre ndërsa ftoi institucionet që të reagojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/salianji-kultivuesit-e-kanabisit-ne-tepelene-shfrytezojne-dhe-dhunojne-banoret/

Share This Video


Download

  
Report form