Report TV - Nis panairi i librit shqip në Durrës Dako: Do ta kthejmë në traditë

Report TV 2016-09-25

Views 1

Për herë të parë në qytetin bregdetar të Durrësit po zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip, dedikuar plotësisht fjalës shqipe. Në çeljen e këtij panairi ka marrë pjesë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, Prefekti i qarkut, Roland Xhelilaj si dhe drejtues të institucioneve lokale.

Gjatë fjalës së rastit, kryebashkiaku Dako ka deklaruar se Panairi i Librit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Durrës dhe ai do të kthehet në një traditë për qytetin bregdetar, ndërsa ka ftuar qytetarët që të afrohen sa më shumë me librin:

?Panairi i Librit i cili për herë të parë zhvillohet në Durrës, është një iniciativë që gjeti mbështjetje të menjëhershme nga Bashkia, për vlerat e rëndësishme që mbart ky event. Mendoj dhe besoj që ta kthejmë në traditë në vijimësi për qytetin tonë, me qëllim që qytetarët të kenë mundësinë që të afrohen sa më shumë me librin dhe gjej rastin që ti ftoj të bëhen pjesë e këtij Panairi i cili ofron tituj pafund. Do ta kthejmë Panairin në traditë në vijimësi dhe bashkia do ti mbështesë këto organizime kaq të rëndësishme për qytetin tonë?, ka pohuar Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërkohë, ideatori dhe një ndër organizatorët ë Panairit të Librit, poeti i mirënjohur, Aqif Hysa, është shprehur i kënaqur nga pjesëmarrja e gjerë e shtëpive botuese shqip brenda dhe jashtë vendit tonë, të cilat kultivojnë fjalën shqipe.

Share This Video


Download

  
Report form