Report TV - Ja skafi që goditi turistin rus në Himarë

Report TV 2016-09-25

Views 8

Një ditë pas goditjes për vdekje të një turisti rus në plazhin e Livadhit, në Himarë, policia ka arrestuar një 44-vjeçar nga Elbasani. Ai është biznesmeni Fatmir Kuçi, pronar i një kompanie të fuqishme ndërtimit, "Victoria Invest" e cila ka shtrirë aktivitetin e saj në tre shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.

Biznesmeni i fuqishëm dispononte një motorskaf gjigand si dhe disa mjete të tjera lundrimi, të cilat u sekuestruan nga policia pasditen e djeshme, të cilët ishin pa dokumentacionin përkatës. Fatmir Kuçi njihet dhe për lidhjet e tij me Partinë Demokratike, teksa figuron të jetë sponsor i saj.

Fatmir Kuçi u vu në prangat e Policisë, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur "Livadh" i Himarës, ai ka qenë duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin "Black Arrow".

Dyshohet se Kuçi ka dëmtuar aksidentalisht turistin rus Denis Kaiumov, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t, mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin "Black Arrow", 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë - 275 KF secili si dhe mjetin lundrues motor-deti me emrin "Viktoria-3", pa dokumentacion përkatës.

Ndërkohë, kapiteneria e Durrësit bën të ditur se mjeti lundrues skaf, ishte i regjistruar në Maltë dhe i pajisur me flamur Maltez. Mbeten mister arsyet e regjistrimit të mjetit në shtetin maltez.

Share This Video


Download

  
Report form