Report TV - Aksidenti, identifikohet italiani i dytë që humbi jetën në Velipojë

Report TV 2016-09-25

Views 1

Mediat italiane kanë publikuar emrin e italianit të dytë që humbi jetën në aksidentin tragjik në Velipojë, Giovanni Sanguedolce 36 vjeç.

Giovanni Sanguedolce humbi jetën në aksident dje së bashku me një tjetër italian Giorgio De Serio dhe dy shqiptarë Besmir Kola 39-vjeç dhe Artenisa Peraj 21-vjeçe.

Makina ku po udhëtonin 4 viktimat ra në kanalin e Vilunit në Velipojë, pasi po ktheheshin nga një lokal me muzikë live. Dy shtetasit italianë që humbën jetën Giovanni Sanguedolce dhe Giorgio De Serio kishin mbërritur ditën e hënë në Shqipëri, pasi në 14 gusht do të martohej miku i tyre Besmir Kola.

Ndërsa Giorgio De Serio dhe shqiptarja Artenisa Peraj kishin planifikuar që të shpallnin fejesën pas dasmës së Besmir Kolës në 14 gusht.

Share This Video


Download

  
Report form