Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
5 Gusht do të jetë një ditë historike për sportin e Kosovës. Për herë të parë përfaqësuesja olimpike e Kosovës do të marrë pjesë në një olimpiadë. Janë 8 sportistët kosovare që do të veshin ngjyrat blu në Rio de Janeiro me xhudisten kampione të botës Majlinda Kelemendi që do të mbaj me krenari flamurin e shtetit më të ri në Ballkan.
Megjithatë shpresat nuk janë të lidhura vetëm me 25 vjeçaren nga Peja, pasi ka edhe elementë të tjerë të cilët mund të bëjnë diferencën në Brazil.
Atletja Vijona Kryeziu do të konkurojë në garën e 400 m, ndërsa Musa Hajdari synon të mbërrijë sa më lart në atë të 800 m. Të dy atletët megjithëse janë pjesmarrës në një prej eventeve më të mëdha sportive të planetit, stërviten në kushte mjaft të vështirë në fshatin e tyre mëmë ,Rogane.
Trajneri i tyre Zijadin Kryeziu rrefen se përveç dëshirës së pakufijshme, nuk kanë asgjë tjetër, nuk i janë ofruar as kushtet më minimale, një problem vërtetë shqetësues.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/kosova-ne-olimpiade-atletet-vijona-kryeziu-e-musa-hajdari-tregojne-emocionet/