Një 21-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në lumin Drini i Zi.
Viktima është Raimond Spahiu është mbytur në Drinin e Zi në vendin e quajtur Kepi i Skavicës.
21-vjeçari ka tentuar të bëjë foto buzë lumit por fatkeqësisht e ka rrëmbyer rrjedha, ku për pasojë ka humbur jetën. Pëlumbarët janë në kërkim të trupit të 21-vjeçarit.
Spahiu ishte duke vizituar hallën në fshatin Ujmisht por fatkeqësisht kjo vizitë ka rezultuar fatale për të riun.