Biznesmeni Fatmir Kuçi, i arrestuar për vrasjen me skaf të turistit rus, Denis Kaiumov, në plazhin e Livadhit, Himarë, ka shfaqur mbrëmë probleme me zemrën.
Ai është shtruar në spitalin e burgut, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dhoma e tij ruhet nga forcat e policisë.
Nesër pritet që gjykata të japë masën e sigurisë për pronarin e "Victoria Invest", ndërsa nuk dihet nuk dihet nëse do jepet në ambientet e spitalit apo jashtë tij.
Fatmir Kuçi u arrestua dy ditë më parë pasi goditi me skaf një turist rus në plazhin e Livadhit. Goditja rezultoi fatale për plazhistin i cili humbi një gjymtyrë gjatë kontaktit me helikat e skafit që drejtohej nga Kuçi.