“Sportzone” në sheshin “Nënë Tereza” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sportzone është hapësira më e re sportive në Tiranë, kushtuar të apasionuarve pas lojërave të ndryshme dhe aktivitetit fizik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa kaloi nje pjese te mbrëmjes ne ketë hapësire, tha se projekti synon argëtimin e fëmijëve dhe formimin e të rinjve përmes lojërave ne fushat e basketbollit, tenisit, kalçetos, volejbollit etj.?E kemi shndërruar hapësirën te sheshi ?Nënë Tereza?, nga një FanZone, pra një zonë tifozerie ku shihnim futboll, në një SportZone, ku të gjithë qytetarët e Tiranës ftohen të merren me aktivitete sportive. Për ata që ndoshta i kanë mbaruar pushimet apo s?kanë pasur kohë të shkëputen për pushime, ose për ata që po kthehen nga deti dhe duan që pushimet të zgjasin edhe pak, kjo është hapësira më fantastike e qytetit, që do të na bëjë bashkë gjatë javëve të fundit të verës, por sigurisht edhe në fillim të vitit shkollor e deri në vjeshtë?.Gjithashtu, Veliaj shtoi se një hapësirë e vogël është kushtuar për panairet e luleve, të akulloreve apo produkteve të tjera.?Jemi një qytet i cili ka nevojë të kthehet ndaj sportit dhe kulturës. Nga një qytet që ka pasur reputacion për bastet dhe kazinotë, sporti dhe kultura janë dy pasione shumë herë më të rëndësishme dhe të shëndetshme. Qyteti del më i mirë nëse fokusohemi në aktivitete sportive të shëndetshme?, tha ai. Sipas tij, Tirana ka marrë një hov të jashtëzakonshëm për sa i takon aktiviteteve me bazë angazhimin fizik. ?Këtë kemi bërë me këndet e lodrave, me minikampionatet, por tani duam që këto aktivitete t?i kthejmë në diçka që ndodhin rregullisht?.Në hapësirat e krijuara nga Bashkia e Tiranës do të luhen edhe kampionate ndërkombëtare, si Ballkaniada e Volejbollit, e cila pritet të mbahet në Tiranë ditët në vijim.

Share This Video


Download

  
Report form