http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati republikan Donald Trump është një agjent i rekrutuar nga vete presidenti rus Vladimir Putin. Qëndrimi që ka trazuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbajtur nga ish-shefi i agjencisë qendrore të inteligjencies amerikane, Majkëll Morell. Në një opinion të tij në Nju Jork Times, me titull ?Une ish drejtori i CIA-s tani jam nje mbështetës i Klinton?, Morell shkruan se Trump dhe lidhjet e tij te biznesit me Rusinë dhe simpatitë për presidentin Putin, i kanë shtuar dyshimet dhe përbëjnë një arsye të fortë se pse ai nuk duhet të jetë president.?Presidenti Putin është një oficer karrierë në inteligjencien ruse, i trajnuar për të identifikuar personat vulnerabvël dhe të ndikojë mbi to. Kjo është ajo që ai ka bërë me Trumpin, ka luajtur me pavetëdijen e tij dhe tashmë Trump, po i kthen borxhin. Ai thotë se putin është një lideri i madh, duke injoruar faktin se ai ka vrarë dhe ka burgosur gazetare e kundërshtare politik, si dhe ka pushtuar vendet fqinje. Ne fushën tonë të inteligjencies ne do të thonim se zoti Putin ka rekrutuar zotin Tramp si një agjent i pavullnetshëm i federatës ruse?.I menjëhershëm ka qene reagimi i zyrës së shtypit të kandidatit republikan, duke mohuar çdo lidhje të mundshme mes Trump e Putin. Ata akuzuan Morell, një agjent i CIA-s me një karrierë 33 vjeçare për dështimin ndaj sulmit te Ambasadës Amerikane në Benghazi të Libisë.