Report TV - Polumbarët e FA gjejnë trupin e pajetë të 20-vjeçarit në lumin Drin

Report TV 2016-09-25

Views 1

Tre ditë pas zhdukjes së një 20-vjeçari në ujërat e Liqenit të Kukësit, polumbarët e Forcave të Armatosura kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të tij.

Rajmond Spahiu, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit, u fut të lahej në lumin Drin por gjeti vdekjen, teksa u mor nga rrjedha. Trupi i pajetë i të riut u gjet në vendin e quajtur Ura e Ujnishtit.

I riu ndodhej tek halla e tij në fshatin Ujmisht, teksa zbriti në drejtim të lumit për tu larë. Ky do të ishte dhe momenti fatal për jetën e të riut, pasi ai nuk do të dilte më nga lumi.

Share This Video


Download

  
Report form