Në Portin e Durrësit është shënuar një fluks i madh emigrantësh, ku vetëm për ditën e sotme kanë mbërritur rreth 5000 persona dhe 1000 automjete. Për të përballuar këtë situatë janë vënë në punë me kapacitet të plotë të gjitha sportelet e pikës kufitare të portit.
Burime nga dogana e Durrësit dhe nga policia kufitare bëjnë të dituar se janë 25 sportele që operojnë në shërbim të udhëtarëve.
Pasagjerët shprehen se ka, fluks të madh pavarsisht motit të keq, udhëtimi ka shkuar mirë, por janë të pakënaqur sa i përket çmimet e tragetëve.
Sipas tyre çmimi i biletave të tragetëve janë shumë të larta.
Nisja e muajit gusht ka përkuar me rritje të fluksit të emigrantëve që kthehen për pushime në atdhe nga pika kufitare e portit të Durrësit.
Pritet që në ditët në vijim të ketë një rritje edhe më të lartë të fluksit të pasagjerëve drejt portit më të madh të vendit.