Report TV - Qeveria teknike, Mediu: Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme

Report TV 2016-09-25

Views 0

Opozita nuk tërhiqet nga opsioni i zgjedhjeve me një qeveri pa Ramën kryeministër. Pas një takimi me kreun e PD Lulzim Basha , kryerepublikani Fatmir Mediu theksoi se opozita është e vendosur për çdo lloj varianti qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, por si mund të jetë kjo qeveri , Fatmir Mediu mori si shembull Malin e Zi dhe zhvillimet politike atje.

Mediu kujtoi se pakënaqësitë dhe mungesën besimit ndaj qeverisë e kanë shprehur edhe aleatë brenda maxhorancës.

Ndërkaq sot janë parë të mbërrijnë në zyrën e kryetarit të PD edhe aleatë të tjerë të kësaj partie, ku ndër ta u shfaq edhe kreu i AK. Pas deklaratës së Bashës për qeveri teknike qëndrimi zyrtar i PD i qëndron këtij versioni, ndërsa kanë dalë kundër kësaj ideje deputetët Majlinda Bregu e Genc Ruli.

Share This Video


Download

  
Report form