Dy forcat kryesore qeverisëse, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë refuzuar idenë e krijimit të një qeverie teknike, por opozita vazhdon ta ketë atë si projektin e vetëm për t?i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas një takimi me Lulzim Bashën, kreu i Partisë Agrare, Agron Duka shprehu qëndrimin publik pro qeverisë teknike.