http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I akuzuar nga Prokuroria dhe policia se neglizhoi me detyrën e tij si titullari i bankës së grabitur në zonën e ish-Bllokut dy ditë më parë, këtë të enjte, gjykata i ktheu lirinë. Ndaj Luigj Gjonaj, me detyrë drejtor i filialit të bankës, u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërkohë për Florjan Skarrën, shefin e sigurisë së bankës u vendos ?arrest me burg?. Më herët, prokurori i çështjes Julian Zonja theksoi se, kërkonte arrest me burg për dy të akuzuarit, pasi me veprimet dhe mos veprimet e tyre pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë, kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve, duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash.Gjatë momentit kur relatorja e çështjes Rexhina Merlika, sapo i kishte komunikuar masën e arrestit, shefit të sigurisë së bankës Florian Skarra, një incident ndodhi ndërmjet gjyqtares dhe një prej familjarëve të tij.Hetimet po vijojnë dhe jo zyrtarisht behet e ditur se grabitësit kanë marrë mbi 20 milionë lekë, ndërsa policia dyshon se 3 persona kishin disa ditë që punonin dhe gërmonin për t?ia arritur qëllimit të tyre poshtë një bodrumi i cili më parë kishte shërbyer si PUB.Gjithashtu, pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës, janë prova kryesore e policisë dhe prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e grabitjes. Filmimet e regjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë, ndërsa në këto pamje, njëri nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj. Aktualisht hetimet janë përqendruar pikërisht në këtë moment me shpresën e identifikimit të shpejtë të autorit, që është fiksuar nga filmimet e kamerës, i cili mund të çojë edhe në zbulimin e autorëve të tjerë të grabitjes së kryer në zemër të bllokut.