Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në Berat. Sipas njoftimit të policisë, R G, 64 vjeç, banues në Berat, është paraqitur në Sallën e Kirurgjisë të Spitalit Rajonal Berat, i goditur me armë gjahu në bark.
Në vendngjraje shkoi grupi hetimor i cili kreu veprimet e para proçuderiale nga ku rezultoi se shtetasi i mitur E.L.Xh, 13 vjeç, së bashku me kusheririn e tij E.B.XH, 17 vjeç, banues në fshatin Drobonik, duke gjuatur me armën e gjahut, nga pakujdesia kanë goditur shtetasin R.G, në pjesën e barkut, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Tiranës per ndihme me te specializuar.
Nga ana e Strukturave të Policisë, janë shoqëruar autorët, dhe po punohet për zbardhjen dhe rrethanat e ngjarjes.