Një ditë pasi Partia Demokratike vendosi të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër deputetin Sherefedin Shehu, kjo forcë politike ka filluar zyrtarisht punën me ngritjen e Shtabit Zgjedhor atje dhe për fushatën për kandidiatin e saj.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mandatuar nënkryetarin e partisë Edi Paloka, për të prezantuar këtë të shtunë kandidatin e opozitës, ndërsa pjesë e këtij ekipi do të jetw Genti Strazimiri si i deleguari i PD për Qarkun e Dibrës, dy kryetarët e forumeve përkatëse të të rinjve Belind Këlliçi dhe ai i Gruas Albana Vokshi si dhe Kreshnik Çollaku, anwtar i Kryesisw.
Mbështetje për kandidatin e PD për këto zgjedhje kanë dhënë edhe dy partitë e tjera parlamentare të koalicionit opozitar.
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi përmes një deklaratë për mediat shprehet se forca e tij politike mbështet këtë kandidaturë për bashkinë e Dibrës, duke e cilësuar Sherefedin Shehun si zgjedhjen më të mirë jo vetëm për opozitën por për gjithë banorët e Dibrës me të cilën e djathta ka vlerësuar pikërisht popullin e asaj zone.
Edhe kryerepublikani Fatmir Mediu ka mirëpritur kandidaturën e përzgjedhur nga PD, duke e cilësuar këtë propozim si një mundësi që Dibra të kthehet tek vlerat e saj njerwzore dhe Intelektuale, kjo edhe pas skandalit me ish kryebashkiakun Xhelili.