Report TV - Vettingu, UGSH: Të mos përdoret si presion për gjyqtarët e prokurorët

Report TV 2016-09-25

Views 1

Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë përshëndet hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe fton forcat politike të votojnë sa më parë të jetë e mundur, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ligjet organike përkatëse, pa të cilat nuk mund të jetë i mundur implementimi i këtyre ndryshimeve.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë nenvizon se, ka qenë dhe do të mbetet një ndër subjektet më të interesuara në kryerjen e kësaj reforme të thellë në sistemin e drejtësisë, e cila startoi rreth një vit e gjysmë më parë. Kontributi i UGJSH është vlerësuar maksimalisht nga Komisioni i Venecias dhe Kuvendi i Shqipërisë, pasi në Opinionin përfundimtar dhe ndryshimet Kushtetuese, gjetën vend rreth 90% e vërejtjeve dhe rekomandimeve tona.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS