Report TV - The Guardian: Shqipëria vendi me më shumë të rinj në Evropë, 19%

Report TV 2016-09-25

Views 2

Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, britanikja ?The Guardian?, ka pasqyruar shtetet e botës me përqindjen më të madhe të popullsisë mes moshave 15 deri 24 vjeccare. Me 19% të pupullsisë mes këtyre moshave, Shqipëria rezulton shteti me i ri në Evropë. Mesatarja globale e këtij intervali moshe është 16%. Sipas The Guardian, që të gjitha shtetet e Evropës e kanë përqindjen e të rinjve nën kuotën 16%, përveç Shqipërisë.

Media Britanike thekson gjithashtu se përqindja më e lartë e të rinjve vërehet te shtetet e varfra e me të ardhura të pakta. Në Uganda 70% e popullsisë është nën 25 vjeç dhe thuasje 50% e popullsisë së saj është nën 15 vjeç. Namibia është shteti me përqindjen më të lartë të të rinjve mes moshës 15 deri 24 vjeçare, të cilët zënë 23% të totalit.

Popullsia botërore vazhdon të rritet, megjithëse lindshmëria në nivel global është ulur në gjithë globin. Kjo pasi ulja e numrit të lindjeve është kompensuar nga zgjatja e jetëgjatësisë së njerëzve. Shtetet e pasura priret të kenë numër në rritje të moshuarish e pakësim të numrit të të rinjve.

Share This Video


Download

  
Report form