Report TV - Veliaj: Rehabilitimi i një tjetër blloku banimi, përfitojnë 8 mijë banorë

Report TV 2016-09-25

Views 4

I gjithë blloku i banimit te ish-Agjencia Telegrafike Shqiptare në Njësinë Administrative Nr.2 po i nënshtrohet një transformimi total. Bashkia e Tiranës me financimet e saja ka mundësuar ndërhyrjen për rikualifikimin urban të gjithë lagjes që shtrihet përgjatë rrugës ?Fadil Rada? dhe nga e cila përfitojnë rreth 8 mijë banorë.

Punimet janë në fazën finale dhe ato janë ndjekur nga afër nga kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili theksoi se shumica e banorëve të kësaj lagje kur të kthehen nga pushimet do të ndeshen me një ndryshim rrënjësor të të gjithë këtij blloku.

?Ky hyn në një nga ato investime i cili bëhet pa tender, pa prokurime, pa shpenzuar për investime, vetëm me forcat e Bashkisë, pra me atë fuqi punëtore që Bashkia gjithsesi e ka të punësuar. Më vjen mirë sepse kemi treguar se ku ka vullnet, me pak duk gjërat e mira mund të bëhen dhe në këtë bashki ka vullnet. Më vjen mirë që në njësinë 2, pas disa investimeve që kemi bërë në njësi të tjera, ky është ndoshta rehabilitimi më i madh i një blloku banorësh?, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form