Fatmir Xhafaj: Vetingu brenda muajit gusht - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji i Vetingut do te miratohet brenda këtij muaji dhe kryetari i komisionit per reformën ne drejtësi Fatmir Xhafaj, thekson vullnetin e mazhorances për votimin konsensual te njërit prej drafteve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi.Fatmir Xhafaj: Konsensusi është nje fjale e madhe dhe mbi konsensusin u ndërtua dhe procesi për miratimin e Kushtetutës dhe ishte e arsyeshme nje gjë e tille. Do te ishte mire qe per shkak te rëndësisë qe ka reforma, qe te kishte konsensus edhe ne këtë projekt-ligj dhe është e mundshme te arrihet një konsensus.Por çfarë do te ndodhe nëse nuk arrihet kompromisi me opozitën, per te kaluar brenda gushtit draftin e rivlerësimit te gjyqtareve e prokuroreve.Fatmir Xhafaj: Padyshim qe mazhoranca i ka votat dhe duhet te tregoje te gjithë përgjegjësinë e saj për votën qe ka marre nga elektorati shqiptar dhe përgjegjësinë e saj ne raport me këtë reforme te rëndësishme dhe përgjegjësinë e saj ne raport me partneret, se nëse nuk e tregon tani, kur do ta tregoje? Problemi shtrohet qe ky është një proces normal qe do t?i nënshtrohet diskutimit ne komision dhe nëse ka edhe mbështetjen e opozitës dhe nëse ka edhe votën e opozitës, do te ishte nje gjë shume me e mire sepse e ben procesin akoma me te qëndrueshëm, akoma me te besueshëm dhe për ate pjese te vogël qe mendon, qe ka rezervat e saj apo skeptizmin e saj ndaj procesit.-Po nese opozita thote jo, do te miratohet brenda muajit?Qe ligji do te miratohet kjo është e padiskutueshme, se si do te miratohet kjo është nje çështje qe nuk mund ta them une.Xhafaj shpjegon pse është i rëndësishëm miratimi sa me shpejt i projektligjit per Vetingun. Se pari te gjitha institucionet e reja qe ngrihen ne kuadër te reformës ne drejtësi, duhet te kalojnë procesin e vetingut, se dyti ne tetor, Komisioni Europian jep rekomandimin per hapjen ose jo te negociatave dhe miratimi i këtij projektligji është i domosdoshëm.Fatmir Xhafaj: Ka edhe nje arsye tjetër, sepse ky ligj eshte i lidhur ngushtësisht me rolin aktiv te partnereve ndërkombëtare ne këtë proces. Ata kane planifikuar buxhetet e nevojshme dhe janë buxhete te konsiderueshme per ta zbatuar kete ligj, por njëkohësisht kane filluar edhe rekrutimin e gjyqtareve dhe prokuroreve ndërkombëtare, qe do te jene pjese e operacionit ndërkombëtar te monitorimit.Kreu i komisionit te reformës ne drejtësi, Fatmir Xhafaj, sqaron edhe nenin 13 ne draftin për strukturat anti-korrupsion, per presionet qe mund te ushtrohen ndaj prokuroreve special, duke sqaruar se pjesa e medias, do te hiqet.Fatmir Xhafaj: Është nje keqkuptim i madh dhe ai është nje ligj qe nuk ka te beje me raportin e medias me Prokurorinë e Posaçme antikorrupsion apo me Gjykatën e Posaçme antikorrupsion. Por mënyra se si është formuluar ka vend per t?u ripare thjesht dhe vetëm per raportin e medias; ose duhet hequr fare ose duhet riformuluar ndryshe.Sipas Xhafes është plotësisht e mundshme ...

Share This Video


Download

  
Report form