Report TV ishtë sot në vendin ku ndodhi vrasja monstruoze, ku Jorgo Zani i sëmurë mendor dhe i droguar, i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar. Banorët janë të shokuar për atë çfarë ka ndodhur, ndërsa teksa flasin për Report Tv zëri u dridhet. Në rrugicën ku ndodhi vrasja makabre e 12-vjeçarit, nga familjarët ishin vendosur buqeta me lule si dhe dy qirinj.
24 ore pas vrasjes makabre të 12-vjeçarit, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, në fshatin Palasë ka pllakosur heshtja dhe zija. Të pakta jane levizjet në këtë fshat ku ndihet ende tronditja nga mengjesi i së merkurës ku u gjet i masakruar 12-vjeçari. Çdo shtëpi dhe ato pak dyqane ishin të mbyllura, dhe mbizotëronte qetësia, të cilën e prishnin vetëm gjinkallat. Fshati ishte tërësisht i boshatisur, ndërkohe edhe ato pak familje që jetojnë aty kishin shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit 12-vjeçarit në qytetin e Fierit, atje ku dhe jetonte i jati i tij.
Kamera e Report Tv shkoi në shtëpinë e babait të Jorgo Zanit, por ai nuk pranoi që ta hapte derën edhe kur fqinji i tij e thërriti në Greqisht. Petro Zani, babai i të sëmurit mendor që vrau 12-vjeçarin, kur mori vesh se kishin ardhur gazetarët filloi të qajë me kujë.
Një banore e moshuar, Afroviti Ceci, tregon se familja e Jorgo Zanit ka qënë problematike në fshat. Ndërkohë e moshuara na tregoj dhe banesën ku 31-vjeçari Jorgo Zani kishtë marrë kokën dhe e masakronte.