Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në polici që dyshohet se u përdhunua nga babi i saj Guri Përgjegji dy ditë më parë në fshatin Kukaj të Dibrës.
Para oficerëve të policisë, minorenja ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes. Ajo ka thënë se kishte shkuar në qytet bashkë me babin e saj për të blerë disa ushqime. ?Kur jemi kthyer me fugon, nuk kemi ndaluar ne vendin e përhershëm, por kemi qëndruar larg, në një rrugë që të çonte në pyll. Pasi i kam thënë babait që kjo nuk është rruga që ne kalojmë, ai më ka thënë pusho, se këtë punë e di unë. Pa metra me tutje më ka hedhur duart në fyt dhe më ka përdhunuar?, mësohet të ketë thënë 15-vjeçarja, para oficerëve të policisë, e cila menjëherë pas ngjarjes ka shkuar në shtëpinë e xhaxhit.