Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se deputeti i Partisë Socialiste Sadri Abazi vijon me ndërtimin e tij pa leje, ndërkohë që ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e favorizon atë.
Zhupa ka pyetur kryeministrin nëse ky favorizim ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Dibrës.