Partia Demokratike kërkon që të shpëtojë gjyqtarët e Gërdecit, të 21 Janarit dhe të skandalit me Rrugën Durrës-Kukës nga skaneri i Vetingut, për aftësitë profesionale dhe respektimin e të drejtave të viktimave në vendimet e tyre. Opozita synon të përjashtojë me ligj verifikimin e vendimeve për tre krimet më të rënda njerëzore dhe ekonomike, të cilat kanë shënjuar jo vetëm mandatin e dytë dhe të tretë të Sali Berishës, por edhe pluralizmin shqiptar.