Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë edhe lajmin e keq. Një shtetas shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti në Itali, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në shtatë.
?Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptar te plagosur arrin ne shtate vete?, thuhet në njoftimin e MPJ.
Më tej ministria sqaron se ?nga kontaktet qe Ambasada shqiptare ne Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, behet e ditur se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore 5 shqiptare?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-shtetas-shqiptar-ka-humbur-jeten-nga-termeti-ne-itali/