Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Erjon Toro babai i dy vajzave 9 dhe 3 vjeç humbi jetën në tërmetin që goditi komunën Amatrice ku ai jetonte prej 15 vitesh.
Në Fier familja ka hapur dyert e mortit dhe kanë një apel për qeverinë shqiptare: ?Të ndërhyjnë që trupi i Erjonit të vijë sa më shpejt të prehet në tokën shqiptare?
Ora News ishte pranë familjes. Erjoni ishte djali i vetëm mes 4 motrave dhe kishte ikur në Itali për një jetë më të mirë me të mbaruar gjimnazin.
Tragjedia e kësaj familjeje është edhe më madhe pasi bashkëshortja e Erjonit ka humbur të dyja këmbët. Këtë ia konfirmuan familjarët e Erjonit gazetarit të Ora News Xhemil Beharaj i cili shkoi në banesën e tyre mëngjesin e sotëm
Ato i thanë se bashkëshortja e Erjonit është dëmtuar pasi i ka rënë në këmbë pllaka e betonit. Edhe vajza e madhe ka dëmtuar krahun por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-familjes-ne-fier-nderhyni-per-trupin-e-erjonit-humbi-jeten-ne-amatrice/