Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rikualifikimin e plotë urban të bllokut të banimit në zonën e Selitës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, që inspektoi punimet së bashku me deputetin e zonës Pandeli Majko, tha se nga projekti i ri do të përfitojnë 6 mijë banorë që kishin ngritur shqetësimet e tyre për problemet urbane e që shumë shpejt do të kenë një infrastrukturë të ngjashme me zonat e urbanizuara të Tiranës.