Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin ?Bujar Kapexhiu ? 50 vjet me karikaturën? organizuar nga Shoqata ?Bashkësia Dibrane? në Peshkopi. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Shoqatës ?Bashkësia Dibrane? të ardhur nga Tirana.
Kryetari i shoqatës, Bujar Kapexhiu u bëri thirrje dibranëve të mos përsërisin gabimin por t?i besojnë një ekonomisti me përvojë drejtimin e Bashkisë.
Bujar Kapexhiu: Dhe unë si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shok të të mi të të njejtit mendim, t?ju kërkoj ndjesë që ne artistët ju kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por juve duhet të vendosni që në këto vende duhet të jenë njerëz tamam të profesionit që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë prespektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. Mos u ngatërroni me të tjerë se do të na merrni prapë në qafë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli në vëmendje një bisedë me një dibranë i cili tha se ata nuk duan mëshirë, as lëmoshë por duan mundësi, duan punë dhe dinjitet. Dhe këtë mundësi do t?ua japë Sherefedin Shehu dhe Partia Demokratike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehu-krah-bashes-ne-diber-tani-eshte-radha-ime/