Report TV - Vendosi tritol në autobusin e funeralit prangoset autori, dhunoi edhe policin

Report TV 2016-09-26

Views 1

Një ditë pasi i vendosi një sasi lënde shpërthyese në autobus një punonjësi të një agjencie funerali, policia e kryeqytetit ka vënë në pranga autorin, por përpara se të prangosej ai ka tentuar që t?i ikë forcave të policisë, madje ka dhunuar një nga efektivët e patrullës.

Siç bën të ditur policia e Tiranës, në pranga ka rënë Erion Duçka, 28-vjeç pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.

Erion Duçka dyshohet se menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrullës të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar.

Një ditë më parë, Duçka i vendosi eksplozivin në një nga rrotat e autobusit një punonjësi të një agjencie funerali në rrugën ?Arben Minga?.

Share This Video


Download

  
Report form