I pranishëm në Shwngjin, prej tre ditësh ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshem i Emergjencave Civile Shemsi Premçi.
Teksa ka prezantuar situatën, Premçi shprehet se është e nevojshme rritja e kapaciteve për t'ju bërë ballë situatave të tilla.
''Strukturat kanë vepruar me të gjitha mundësitë që prej ditësh. Në këto moment ne po bëjmë ndërprerjen e avancimit të zjarrit duke bërë një kanal gjatësor. Ndërkohë që nga ajri po punojmë që të shuajmë plotësisht zjarrin. Prespektiva është që shteti shqiptar duhet të ngrejë kapacitete për luftën ndaj zjarrit në pyje, sepse ne punojmë vetëm nga ajri pasi terreni i vështirë nuk na e lejon të ndërhyjmë në forma tjera'', është shprehur Premçi.