Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Sllovës dhe fshatrat Vleshë e Shumbat. Ai shoqërohej nga kordinatori për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri dhe deputeti socialist Sadri Abazi.
Në fjalën e tij para qytetarëve të Sllovës, Rama tha se do të zgjidhet çështja e rrëshqitjeve në fshatin Dipjakë, do të ngrihen kanalet e ujërave vaditëse në Cernjevë e Shumbat ndërsa do të asfaltohen rrugët lidhëse të fshatrave me qytetin. Kandidati Rama premtoi edhe krijimin e një ujësjellësi për ujë të pijshëm ashtu sikurse subvencionimin e fermave bujqësore, frutore dhe blegtorisë.