Report TV - Realizohet me sukses koronarja e parë në zemër në Spitalin e Shkodrës

Report TV 2016-09-26

Views 1

Ndërhyrja e parë koronare në Spitalin e Shkodrës është realizuar me sukses të plotë. Ekipi i mjekëve kardiologë Edvin Prifti, Roland Xhaxho dhe Luan Dragusha realizuan me sukses ndërhyrjen e parë në këtë spital.

Koronarografia kryhej vetëm në spitalin Universitar "Nënë Tereza", ndërsa tani shtohet edhe ai i Shkodrës, pas suksesit të shënuar nga tre mjekët e njohur, të cilët vetëm gjatë kësaj të shtune kanë kryer dy ndërhyrje në zemër.

Mjeku kardiolog Edvin Prifti, shkruan në Facebook ky moment është eventi më i madh klinik në këtë qytet.

Share This Video


Download

  
Report form