Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit në Bashkinë e Dibrës, kandidati i majtë e ka zhvendosur në Kalanë e Dodës , ku i shoqëruar nga deputeti Sadri Abazi dhe kordinatori socialist për Qarkun Damian Gjiknuri, janë takuar me banorët e kësaj zone.
Asfaltimi i rrugës Ceren-Radomirë-Rade, ngritja e mirëmbajta e kanaleve të ujit vaditës, subvencionet për blegtorinë, krijimi i një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm (Ploshtan, Ceren), rregullimi i rrugës së fshatit Shullan dhe promovimi i turizmit ishin disa prej angazhimeve të marra përsipër nga kandidati Muharem Rama.
Rama: ?Do të ndërtojmë një baxho, do të rrisim ndjeshëm fondet për blegtorinë falë mbështetjes së qeverisë. Duke qenë se kjo është një zonë turistike që vizitohet nga turistë të huaj e vendas, ne do të bëjmë realitet rrugën e Radomirës. Këtë projekt do ta zbatojmë me prioritet të madh për ti ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit malor. Ne po realizojmë projektin e madh të rehabilitimit të bulevardit në Peshkopi por pavarësisht se kundërshtari thotë po i çojnë lekët në bashki, prioritet për ne do të jenë zonat rurale ku edhe përqëndrohet një pjesë e madhe e popullsisë?.
Ndërkaq, Ministri Gjiknuri theksoi se opozita e gjendur përpara faktit ku nuk ka çfarë thotë për kandidatin ka zgjedhur vetëm të shpifë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-kalane-e-dodes-premtime-per-bujqesine-e-infrastrukturen/