Ka rezultuar fals alarmi për një pako të dyshimte që ishte vendosur në Sauk tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit.
Në orën 19:40 policia mori një telefonate për një pako të dyshimte, por pas veprimeve të efektivëve rezultoi se pakoja e mbështjellë me natriban dhe që ishte rreth 40 cm kishte brenda polisterol.
Konstatimi i pakos së dyshimte shkaktoi panik tek qytetarët, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë zbuloi se kishim të bënimin me një alarm fals dhe se brenda pakos nuk kishte lëndë plasesë.
Pakoja u gjet në një trotuar pranë një servisi automjetesh.