Report TV - Dibër, kandidati i majtë Rama: Subvencione në bujqësi e blegtori

Report TV 2016-09-26

Views 2

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Tominit dhe më pas në lagjen ?Kamen? të qytetit të Peshkopisë.

Gjatë takimeve në Tomin, Rama premtoi se do të investohet për zgjidhjen e problemit të mbetjeve dhe përpunimit të tyre ashtu sikurse për krijimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm. Kandidati i mazhorancës premtoi asfaltim të rrugëve kryesore që lidhin fshatrat me qytetin ashtu sikurse sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe ngritjen e mirëmbajtjen e kanaleve të vaditjes. Rama u angazhua për mbështetje me subvencione për bujqësinë e blegtorinë ashtu sikurse për krijimin e pikave për grumbullimin e produkteve bujqësore.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS