Report TV - Ligji i vettingut, ambasadori Lu vizitë në PD, takon Bashën

Report TV 2016-09-26

Views 0

24-orë përpara seancës për miratimin e ligjit të vettingut, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka vizituar selinë e Partisë Demokratike.

Lu është takuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe temë e bisedës ka qenë pikërisht ligji i vettingut. Takimi mes Bashës dhe Lu ka zgjatur më shumë se 60 minuta.

Më herët, demokratët depozituan në Kuvend pjesën tjetër të amendamenteve të ligjit për vettingun, pavarësisht se ky ligj u miratua në komision vetëm me votat e mozhorancës më 23 gusht.

PD ka thërritur mbledhjen e grupit parlamentar nesër në orën 11:00 për të vendosur qëndrimin që do të mbajnë gjatë seancës së Kuvendit, e cila mblidhet gjatë pasdites, në orën 17:00.

Share This Video


Download

  
Report form