Report TV - Shehu takime në Lurë: Brenda vitit ndërtojmë rrugën për banorët e zonës

Report TV 2016-09-26

Views 3

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu është ndalur në një takim me banorët e Lurës.
Duke folur për infrastrukturën në këtë zonë, kandidati demokrat ka premtuar ndërtimin e rrugës brenda vitit të parë të drejtimit të Bashkisë nga ana e tij.

Shehu ishte i shoqëruar nga deputetët Arben Imami dhe Gent Strazimiri ku përveç infrastrukturës rrugore ai tha se prioritet do të jetë dhe zhvillimi i turizmit.

Sakaq, Shehu shtoi se, do të ketë investime për furnizimin me ujë të pijshëm ndërsa në planin afatgjatë zhvillimi do të bëhet i planifikuar dhe për këtë do të hartohet plani i zhvillimit urban, theksoi Sherefedin Shehu.

?Që të vijnë investitorët këtu në radhë të parë duhet rruga. Rruga që vjen nga Rrësheni dhe rruga nga Përlati, ju garantoj që do të fillojë brenda vitit. Dhe ju garantoj që vitin tjetër deri në hyrje të urës së Lushës, siç i themi ne, do të fillojë asfaltimi dhe gradualisht edhe në krahun e Dibrës do të fillojë lidhja me asfaltin. Do të ketë një plan të zhvillimit urban. Lura si një nga zonat më të bukura të Shqipërisë ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit. Krahas infrastrukturës zoti Shehu theksoi se ka nisur diskutimet me institucione ndërkombëtare për të investuar në shtëpitë karakteristike të Lurës për t?i kthyer në destinacione mikpritëse për turistët. Lura ka edhe traditën familjare, kështu që këto kulla meritojnë që të jenë mikpritëse. Unë kam vënë kontaktet që tani me Agjencinë Gjermane për Zhvillim, ajo ka një program për turizmin familjar që ka filluar nga zona e Korabit, do ta sjellim edhe këtu në Lurë? tha ai.

Turizmi theksoi zoti Shehu është një mundësi e mirë për zhvillimin e zonës dhe punësimin.

Share This Video


Download

  
Report form