Sot në zonën e Tragjasit në Vlorë janë asgjësuar 5 parcela kanabis të mbjella me rreth 3800 bimë narkotike.
Ky aksion u krye në kuadër të operacioneve të Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Operacionin e sotëm të forcave lokale të Policisë e ndoqi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, si dhe gazetari i britanikes ?The Economist?, Tim Judah.
Në fund të operacionit, Ministri Tahiri në një status në facebook u shpreh se ?sot nuk ka më të paprekshëm, nuk ka cm2 territor ku policia nuk ndërhyn, nuk ka më kultivues dhe kriminelë me imunitetit të çdo lloji.?
Policia e Shtetit vijon operacionet anti-kanabis dhe në të gjithë vendin sot janë asgjësuar rreth 20 mijë bimë narkotike.