Report TV - Vettingu, Mediu: Drafti i PS antikushtetues, nuk bëhemi pjesë e kësaj farse

Report TV 2016-09-26

Views 1

?Nuk kemi një parlament të përgjegjshëm për të parë sesi është ligji. Ligji nuk është kushtetues dhe po miratohet politikisht. Shumica prishi konsensusin e 22 korrikut me një proces të njëanëshëm. Mazhoranca kërkonte një proces të njëanëshëm. Për fatin e keq nuk u dëgjun mendimet e ekspertëve të opozitës. Drafti juaj i parë konsiderohej si më i miri po u hodh 70% poshtë nga Komisioni i Venecias. Opozita nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse. Mazhoranca nuk dëgjoi ekspertet e opozitës. Nuk duam që institucionet e drejtësisë të emërohen politikisht. Nuk mund të lejojmë që vettingu të drejtohet nga mazhoranca. Ata që marrin përsipër vettingun do jenë të kontrolluar nga qeveria, kjo është e papranueshme. Drejtoritë pranë kryeministrit nuk shquhen për paanëshmëri, si mund t?u besojmë? Procesi i vetingut sipas variantit të mazhorancës është i manipulueshëm. Një gjyqësor nën shtetin, vendoset mbi të drejtat e qytetarëve. Zëri i opozitës nuk u dëgjua, u cilësua si i pavlefshëm. Nuk ka asnjë procedure se si do të fillojë vettingu. Shumica e deputeteve nuk e kanë lexuar draftin përfundimtar. E kemi detyrim që ta lexojmë. SHBA-BE kanë interes për një parlament funksional dhe kushtetues. Nëse nuk njohim kushtetuten tonë do jemi partnerë fiktive të BE", deklaroi Mediu.

Share This Video


Download

  
Report form