Pas miratimit të projektligjit ?Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve? kryeministri Rama ka deklaruar se sot kasta e të korruptuarve mori një mesazh të qartë. Rama theksoi se miratimi i ligjit i hap rrugë zbatimit të reformës në drejtësi. Opozita vijon me politikën e saj të dëshpërimit, vijoi kryeministri, duke theksuar se nuk ka mbetur njeri që beson se kjo opozitë vërtëtë kërkon të reformojë drejtësinë
Sot kasta e të korruptuarve e ka marrë mesazhin të qartë. Shqiptarët morën nje tjetër konfirmin të vullnetit të patundur të shumicës për ti dhënë vendit drejtësinë e mohuar për kaq shumë vite. Drejtësia ishte kthyer në mall që shitet ose blihet. Kemi miratuar ligjin bazë të një sërë ligjesh që do ndërtohen hap pas hapi. Ky proces historik do të kërkojë vite. Sot i kemi hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi. Ata që transferohen në pallatin e ri të drejtësisë duhet të kalojnë procesin e skanimit.
Nuk ka mbetur në këtë njeri që mundet të vazhdojë të besojë në shprehjet e vullnetit të kësaj opozitë për të mbrojtur kushtetutën. Nuk ka mbetur njeri që beson se kjo opozitë vërtëtë kërkon të reformojë drejtësinë. Opozita vijon me politikën e saj të dëshpërimit. Nuk ka vend për të pasur vrasje ndërgjegje që kaluam ligjin vetëm me votat e shumicës. Ne i kishim votat, por e pritëm opozitën që të reflektojë. Kemi bërë çdo gjë për të afruar palët. Kjo është një reformë që nuk ndalët, sepse kështu do populli shqiptar. Çdo përpjekje për ta ndalur do të dështojë, siç dështuan përpjekjet për ta penguar në emër të konsensusit. Konsensusi u imponua nga ndërkombëtarët. Sot kaloi një ligj që ne e kemi kërkuar me këmbëngulje.