Report TV - Mbytja misterioze e fëmijës në Drin banorët: I ati e dhunonte mizorisht

Report TV 2016-09-27

Views 0

Mbytja misterioze e një 10-vjeçari në Drinin e Zi dy ditë më parë ka nxjerrë një pah një rast tjetër dhune ndaj të miturve. Fëmija me iniciale I.Xh, dyshohet se i ka dhënë fund jetës për shkak të dhunës që babai i tij Shpëtim Xholesha dhe njerka ushtronin mbi të.

Banorët rrëfejnë se i ati është njeri i papërgjegjshëm që vetëm dhunon fëmijët, ndërsa nuk u siguron atyre as bukën e përditshme. Njëri prej kushërinjve të familjes Xholesha rrëfen për ditën kur u zhduk 10-vjeçari.

Sipas banoreve, shërbimi social ka ardhur disa here qe t?i marrë fëmijët por janë penguar nga i ati, pasi nëpërmjet tyre, merrte nga shteti shumën prej 50 mijë lekësh. Kjo, pasi të gjithë anëtarët e familjes paraqesin probleme me zhvillimin mendor.

Banorët e zonës bëjnë thirrje që shteti të reagojë, pasi të njëjtin fat mund të kenë edhe 7 fëmijët e tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS