Nga data 1 shtator do të ketë vetëm një mënyrë aplikimi për lejet e ndërtimit. Qytetarët apo investitorët do të mund ta bëjnë kërkesën e tyre në mënyrë elektronike, përmes portalit e-Albania, ku aplikuesi plotëson hap pas hapi të dhënat dhe kontrollon ecurinë e procesit.