Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 autorët e grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në ish-bllok më 8 gusht 2016.
23 ditë nga grabitja e bankës BKT, policia nga kuadër të një pune intensive hetimore ka mundur të arrestojë 3 autorët e grabitjes, njëri prej të cilëve është djali i Nehat Kullës, një personazh shumë i njohur i botës së krimit. Nehat Kulla është cilësuar si i forti i Tiranës në vitet ?90-të dhe është i dënuar për vrasje.
Report TV ka mundur të sigurojë edhe videon e momentit të arrestimit të tre grabitësve.